Dritan Abazoviç: Bullgaria në këto bisedime duhet të hyjë më me mençuri dhe kujdes

Zëvendëskryeminsitri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë për TV21, ka komentuar edhe mosmarrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Thotë se i vjen keq që Maqedonia e Veriut ndodhet në këtë situatë.

Marketing

“Edhe emrin e shtetit ndryshuat për t’u dhënë fuqi integrimeve dhe kam respekt të madh për punën që keni bërë. Këtë ia thash edhe kryeministrit Zaev dhe më vjen shumë keq. E keni mbështetjen e Malit të Zi për integrimin e vendit në BE”, tha Abazoviç për TV21.