Dritan Bexheti takohet me udhëheqësin për çështje ekonomike, pranë Bankës Botërore, z. Zoran Anushiq

Dritan Bexheti ka pritur në takim udhëheqësin për çështje ekonomike, pranë Bankës Botërore, z. Zoran Anushiq.

Marketing

Gjatë takimit u bisedua për realizimin e projektit të përbashkët ndërmjet Qeverisë së RMV-së, Bankës Botërore dhe Fondit të SPIMV-së, lidhur me mbajtjen e trajnimeve të specializuara për punëtorët e fondit në sektorin e caktuar.

“Qëllimi i trajnimit është zhvillimi i aftësive të punonjësve për të zhvilluar një strategji të ardhshme për funksionim sa më të mirë të institucionit tonë”tha Bexheti .

Projekti do të financohet plotësisht nga Banka Botërore.

“Shprehëm gadishmërinë tonë si institucion se do të jemi pjesë e këtij projekti të përbashkët të Bankës Botërore me qëllim të përmirësimit të funksionimit të fondit në zbatimin e politikës së përgjithshme pensionale”u shpreh ai.