“Drithërima” në Qeverinë e Zaevit, është konfiskuar dokumentacioni për skandalin me grandet

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme dje nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik e ka marrë dokumentacionin e nevojshëm lidhur me ndarjen e granteve nga Fondi për bartësit e funksioneve publike.

Marketing

“Është kërkuar, dhe siguruar dokumentacioni i nevojshëm”, konfirmuan për MIA-n nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

Nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme komentuan për ngjarjen, sepse bëhet fjalë për procedurë parahetimore.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit më 23 korrik, pas zërave të marra, formoi lëndë për keqpërdorime të mundshme gjatë ndarjes së granteve nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik për kompani në të cilat pjesëmarrje kanë pasur edhe bartës të funksioneve publike.

Drejtori i Findit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski pardje kërkoi nga të gjitha 79 kompanitë nga vala e parë investuese e Fondit që në afat prej 15 ditëve të parashtrojnë deklaratë me të cilën do të pohojnë, përkatësisht mohojnë nëse në strukturën e tyre kanë person i cili është bartës i funksionit publik apo anëtar i familjes së tij më të ngushtë.

Kryeministri Zoran Zaev, dje i pyetur për këtë rast, tha se nuk do të kërkojë dorëheqje nga funksionarët për të cilët pati reagime në opinion për lidhshmëri me ndërmarrjet të cilat fituan grante nga Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik, sepse, sipas tij, ata janë tërhequr dhe nuk e kanë shkelur ligjin.

“Nëse ashtu kërkojmë dorëheqje, më pas do të mendojmë se prej ku të gjejmë njerëz për t’i angazhuar në pushtet. Ata absolutisht veprojnë në mënyrë etike, dolën në konferenca për shtyp për t’i thënë qëndrimet e veta dhe ky është raport i drejtë. Problemi është që në të kaluarën nuk hiqnin dorë dhe deri në fund linin përshtypje se diçka nuk është etike apo korrekte”, deklaroi Zaev.

Marketing