Droga në Haraçinë, Spasovski: Hetimi është zgjeruar, punohet në zbardhjen e plotë të rastit

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski njoftoi se aksioni anti-drogë i zhvilluar kohë më parë në Haraçinë është në hetim e sipër, ai ishte i përmbajtur në deklaratën e tij nën pretekstin se akoma po punohet në zbardhjen e rastit. Megjithatë deklaroi se për momentin tetë persona janë arrestuar ndërsa hetimi tashmë është zgjeruar.

Marketing

“Ka qenë një aksion i madh dhe i ndërlikuar që është zhvilluar në territorin e Haraçinës, mbrëmë kemi dhënë informata për publikun me informacione që janë të qasshme për publikun, duke marrë parasysh se hetimi ende vazhdon. Po ka zgjerim të hetimit. Megjithatë nuk mundet hetimin ta zhvillojmë përmes mediave, ju lutem për mirëkuptim, sepse çdo informatë e plasuar në media mund të dëmtoj procesin e hetimit”, deklaroi Spasovski.