



Droni luftarak turk Bayraktar AKINCI fluturoi zyrtarisht 13 orë e 24 minuta para komisionit me 1.360 kilogram ngarkesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania BAYKAR në deklaratën e saj tha se në kuadër të projektit të Kryesisë Turke të Industrisë së Mbrojtjes, ata çdo ditë punojnë për të përmirësuar kapacitetet dhe aftësitë e dronëve turq me famë botërore Bayraktar AKINCI.
Fluturimin e fundit testues droni e bëri me një peshë totale prej 6.049 kilogramë dhe arriti një lartësi prej 9.144 metrash.
Fluturimi testues në Çorum u monitorua nga delegacionet kompetente, kurse në dron ishte integruar raketa NEB, një raketë që është gjithashtu produkt i industrisë së mbrojtjes kombëtare turke.




Dy ditë më parë, droni turk Bayraktar AKINCI bëri një fluturim rekord prej 25 orësh dhe 46 minutash dhe arriti një lartësi rekord prej 11.594 metrash.
Tri ditë më parë, i njëjti avion kaloi gjithashtu një test të suksesshëm të gjuajtjes së raketave MAM-C, MAM-L dhe MAM-T, të cilat janë gjithashtu produkte të industrisë turke të mbrojtjes.