Drurët u prenë, përse duhet të ndalen punimet?!

Kanë kaluar disa muaj qeverisjeje i Bilall Kasamit por çdo gjë mbetet në vendnumëro shkruan Tetovasot.
Qytetarët që e sollën atë kanë filluar të zhgënjehen për mënyrën e asaj si qeverisë ,mënyrën se si ai merret gjithnjë me dështimet e së shkuarës dhe nuk bën gjë të vetme qoftë edhe kur nis diçka një ditë më parë ,mbaron një ditë më pas.Ai vjen,sheh dhe shkon,asgjë nuk ndryshon në qytetin që ia dha besimin për ta drejtuar përcjellë Tetovasot.

Marketing

Aksioni i fundit i prerjes së drunjëve ishte një spektakël i Bilall Kasami ,i orkestruar në detaje me propagandën që i doli blof dhe me dështimin e gjithçkaje aty.Edhe njerëzit që i kishte përreth që menduan se nisi ndërtimi i rrugës ,një ditë më vonë kanë tjetër qëndrim sepse punimet u ndalën aty transmeton Tetovasot.

Sharra preu çfarë pa në atë rrugë dhe ato drunj që binin si “statuja ” nuk i kthen më në jetë askush.
Derisa ky qe gabimi i parë fatal te rruga “Strasho Pinxhur”,gabimi i dytë akoma me përmasa më të mëdha është ndërprerja e punimeve aty.

Kjo tregon se në një mënyrë ata janë zbrapsur nga siç thonë qëllimi për një Tetovë ndryshe me rrugë të mira,kanalizime,infrastrukturë dhe jo vetëm.

Pemët e prera nuk i kthen më kush në jetë.Ata e pësuan nga një vendim arbitrarë , i pamenduar mirë , i nxituar sa ska më dhe akoma më keq ,askush nuk merr përgjegjësinë .

Por nëse drurët u prenë për qëllimin e ndërtimit të rrugës,atëherë çfarë e detyroi kreun e Komunës ti ndërpresë punimet.?!

A ishte kjo vetëm një zhurmë mediatike sa për tu bërë me dije banorëve të asaj zone se ja ne filluam dhe tani do duhet të prisni edhe muaj të tjerë për ta përfunduar një rrugë që nuk është as një kilometër .

Është e vërtetë që shumë biznese aty e kanë pësuar nga neglizhenca e autoriteteve për ta mbaruar atë rrugë që prej disa muajsh është e pakalueshme ,por nuk ishin drunjët ata që i bënë ta ndjejnë këtë anashkalim por ishte vetë rruga që paralizoi çdo gjë aty .

Ndërprerja e punimeve tashmë jep sinjale se ajo ishte vetëm një “sfilatë ” e autoriteteve komunale se erdhëm për të ndërtuar në ndërkohë që aty u prish çdo gjë.Drunjët u prenë por askush nuk e pengon që të ndërtohet rruga .Kasami vetëm u shfaq me urdhërin për të “prerë” dhe në fund prerazi tha:Punimet ndalohen.
Ajo lagje tashmë mbeti as pa drunjë dhe as pa rrugë.Kjo u kushton atyre me mbyllje të bizneseve sepse atë rrugë moti kohë nuk e shkel njeri.Tetovasot