Moti i lig që goditi rajonin e qytetit fundjavën e kaluar, i shoqëruar me reshje
të dendura shiu dhe erë të fortë, shkaktoi rënie të një numri të madh degësh
dhe drurësh. Ekipet e Sektorit Aletë e Drurëve nga NP Parqe dhe Gjelbërim
dolën menjëherë për të intervenuar në lokacionet ku janë raportuar nga
qytetarët rënie të degëve dhe drurëve.
Njoftojmë publikun se druri i rënë në sheshin Maqedonia e llojit selvi, me vlerë
të jashtëzakonshme për qytetarët e Shkupit, fatkeqësisht është gjetur e rrëzuar
nga era e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm. Shërbimet e NP Parqe dhe
Gjelbërime inspektuan lokacionin e drurit dhe u konstatua se rënia e drurit ka
ndodhur si rezultat i sistemit të cekët rrënjor dhe i shiut dhe erës nga moti i
ligë.
Për shkak të rrënjës së thyer të drurit dhe përmasave të drurit nuk ka qenë e
mundur rimbjellja e saj dhe shërbimet nga sektori Aletë e Drurëve e kanë
hequr nga hapësira.
Në NP Parqe dhe Gjelbërime tashmë kanë arritur kërkesat e qytetarëve dhe
shoqatave për rimbjelljen e të njëjtit lloj në të njëjtin vend. Njoftojmë publikun
se e njëjta do të realizohet sapo të na mundësojnë kushtet e motit për
mbjelljen e drurëve gjatë sezonit.