Medai Shaholli
Sela: Vetëvendosje është një aleat i joni…
Në një intervistë për ”Klan Debat ” lideri i ASH Zeadin Sela, ka thënë Vetëvendosje është aleati ynë…
Ky konstatim në realitet nuk qëndron pasi subjekti politik që udhëheq ai i përket të djathtës ”radikale”, siç duan të quhen ata ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, është pozicionuar në krahun e majtë të spektrit politik të subjekteve politike të Kosovës.
Të jemi të qartë se nuk mund të përjashtohet bashkëpunimi me çdo subjekt politik shqiptar që kanë të njëjtën kauzë kombëtare në programet e tyre si shenjë solidariteti kombëtar, por jo si parti motra të një krahu politik me bindje ideologjike të ndryshme që bëhet vetëm për efekt propagandistik.
Sigurisht që ky prononcim i përsëritur i kryaleancistit Sela në lidhje me afërsinë programore dhe bindjet politike mes tyre nuk qëndron, ato thjesht bëhen për konsum të brendshëm nga fama që gëzon VV gjithandej se gjoja ASH dhe VV janë aleatë, kur bindjet ideologjike i kanë të ndryshme të paktën në paraqitje ku njëra qëndron dhe vepron djathtas ndërsa tjetra majtas.
Gjithsesi, kësaj rrëfenje propagandistike i thonë ”drutë e lagura të Zeadinit”.