DSK-ja do të ketë të drejtën e përgjimeve

Edhe Agjencia për Zbulim të Brendshëm ose Drejtoria e deritanishme e Sigurisë dhe Kundërzbulimit do të ketë të drejtën e ndjekjes së telekomunikimeve. Edhe pse muaj më parë filloi me punë Agjencia Teknike Operative e cila u tha se do të kishte të drejtën ekskluzive të përgjimit, me ndryshimet në ligjin për DSK-në, agjencia e ardhshme për zbulim të brendshëm madje do të ketë edhe pajisje të saja për përgjim.

Marketing

“Masa për ndjekjen dhe incizimin e komunikimeve telefonike dhe të tjerave elektronike, e parashikuar me Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, mund të realizohet edhe me ndihmën e pajisjeve të posaçme teknike të cilat mundësojnë zbatimin e masës pa ndërmjetësimin e ATO-së dhe operatorëve- thonë nga Agjencia e Zbulimit të Brendshëm, transmeton Alsat.

Që ATO-ja do të kishte të drejtën ekzkluzive të përgjimeve e ka thënë disa herë edhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Kjo për të mënjanuar mundësitë e keqpërdorimit të përgjimeve, gjë që kishte qenë praktikë në të kaluarën.

“Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk kanë qasje direkte te pajisja për ndjekjen e telekomunikimeve. Ministria, gjegjësisht Drejtoria nuk dinë dhe nuk kanë të dhëna për zbatimin e masave të veçanta hetuese të cilat janë me kërkesë të organeve të tjera të autorizuara për ndjekjen e telekomunikimeve. Dhe më e rëndësishmja, Ministria, gjegjësisht Drejtoria nuk kanë qasje në përmbajtjen e komunikimeve përveç për masat që janë me kërkesë të Drejtorisë dhe për të cilat ekziston miratim nga gjykata- kishte thënë më herët Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Agjencia e cila do të zëvendësojë DSK-në dhe do të veprojë jashtë MPB-së, do të ketë drejtor dhe tre zëvendës të tij. Drejtorin e propozon kryeministri dhe e zgjedh Kuvendi. Gjatë punësimit të kuadrove në Agjencinë për zbulim të brendshëm parashihet të respektohet përfaqësimi i drejtë etnik por nuk dihet nëse ndonjëri nga zëvendës/drejtorët do të jetë shqiptar. Punën e saj do ta mbikqyr Kuvendi nëpërmjet komisioneve, Avokati i popullit dhe Këshilli për mbikqyrje qetetare.

Pushteti planifikon edhe formimin e një Këshilli për koordinim të njësive të sigurisë dhe zbulimit të cilin do ta udhëheqë kryeministri Zaev kurse do të përbëhet nga ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, ministri i Jashtëm, ministri i Financave, drejtori i Agjencisë për zbulim të brendshëm, drejtori i Agjencisë së zbulimit dhe drejtuesi i Shërbimit për siguri ushtarake dhe zbulimit.

“Ligji për Këshillin koordinues të njësive të sigurisë dhe zbulimit. Qëllimi i koordinimit të njësive të sigurisë dhe zbulimit është vendosja e mekanizmave për veprim në kohë dhe gjithpërfshirës me rreziqet e sigurisë dhe nivelet të kërcënimeve të sigurisë kombëtare.

Kompetencat e Këshillit janë akoma të paqarta dhe mund të bien ndesh me Këshillin e Sigurisë me të cilin udhëheq presidenti i vendit.

Marketing