DSK-ja ka përgjuar telefonat e gruas dhe vëllait të Mijallkovit

Targeti apo qëllimi i përgjimeve përveç funksionarë politik dhe biznesmenë kanë qenë edhe numrat e telefonit të Aleksandra Mijallkovës, bashkëshortes së të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe vëllait të tij Vllatko Mijallkov. Kështu deklaroi dëshmitari i sotëm Gjorgji Llazarevski, në rastin “Target-Fortesa” .

Marketing

Ai i pyetur nga ana e prokurorit se a ka pasur ndonjë target sensitiv ose të ndjeshëm ai dha emrat e Aleksandra dhe Vllatko Mijallkovit. Gjorgji Llazarevski së bashku me Zvonko Kostovskin me vite kanë grumbulluar dëshmi për përgjime të paligjshme në DSK dhe më vonë kanë zbuluar aferën Target.

Në rastin “Target-Fortesa” akuzohen Sasho Mijallkov,Goran Grujevski,Nikolla Boshkoski, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, Vlladimir Vanellov dhe 5 persona të tjerë. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata. Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1 541 numrave telefonike apo në total 5 827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Marketing