Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në platformën Spotify

15:01 | 24 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Dua shënoi tjetër sukses në karrierën e saj si këngëtare.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të numërojë suksese të reja në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi me anë të një postimi tregoi sukseset e reja në karrierë, me të cilat po lë pas shumë emra të njohur të industrisë së muzikës.

Në postimin që e shpërndau Dua bëhet e ditur se ajo është bërë artistja më e dëgjuar femër aktualisht në Spotify dhe e treta në përgjithësi.

Ajo po ashtu ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjues mujor në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në karrierë.

Kujtojmë se “We’re Good” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dua Lipa. /Lajmi.net/

Marketing