Dua Lipa do të çelë ceremoninë e Oscar këtë vit

Dua Lipa është e përzgjedhura e parë për të performuar në parashfaqjen e edicionit të 93-të të çmimeve Bëhet me dije se këngëtarja me origjin shqiptare Dua Lipa është performuesja e parë, një ditë para natës së madhe Edicionit të 93 të vlerësimeve për prodhimet kinematografike.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur Elton John përmes një postimi në Tëitter. Kujtojmë se ikona e muzikës britanike është drejtues dhe financues i kësaj shfaqjeje me fondacionin e tij kundër HIV/AIDS-it, synohen të grumbullohen të ardhura në ndihmë të 38 milionë njerëzve në gjithë botën që jetojnë me këtë sëmundje, por që pandemia e koronavirusit i ka lënë jashtë vëmendjes mediatike.

Dua Lipa ndjehet e nderuar duke qenë e përzgjedhura e parë si pjesëmarrëse në këtë event, siç komentoi ajo për mediat.

Për shkak të situatës epidemike në të cilën ndodhemi kjo parashfaqe këtë vit do të organizohet online për të parën here. Zakoni e do që në këtë natë të organizuar marrin pjesë të nominuarit për çmimet OSKAR të cilët rrëfejnë për eksperiencën e tyre me kinematografinë.

Marketing