Dua Lipa feston para syve të botës me shqiponjë (foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka patur suksese të mëdha dhe ftohet në eventet e famshme muzikore.

Marketing

Sot, mori pjesë në festivalin e iHeartRadio që u mbajt në Las Vegas dhe nuk hezitoi të bënte flamurin shqiptar para kamerave.

Dua ka shprehur gjithnjë krenari për prejardhjen, gjë që e tregoi ndërsa pozonte pranë emrave të njohur si Jessica Alba, Sofia Vergara, Jennifer Lopezin e Becky G.

Bukuroshja shqiptare kishte zgjedhur ngjyrën e zezë për këtë festival ku kombinonte pantallonat me një bust të shkurtër.

Suksesi i fundit i Duas është kënga “Electricity”, ndërkohë që ka nisur punimet për një duet me mbretin e muzikës në Itali, Andrea Bocelli.