Dua Lipa ishte mysafire në emisionin më të famshëm amerikan “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.
Këngëtarja, në atë intervistë ka folur për albumin e ri muzikor, po ashtu edhe për Kosovën dhe festivalin “Sunny Hill”.
Dua kujtoi kohën kur jetoi në Kosovë, meqë rast përmendi koncertin që e ndoqi në moshën 13 vjeçare grupin “WuTang Clan” me anëtarin Method Man, e më pastaj edhe për ndjekjen e koncertit të 50 Cent.
Ndërsa, sa i përket festivalit “Sunny Hill”, ajo tha se qëllimi i tij është t’i japë hapësirë të rinjve nga Kosova që t’i dëgjojnë artistët e tyre të preferuar ‘live’.
Po ashtu, Dua përmendi faktin se Jimmy Fallon i kishte dhënë asaj mundësinë e parë për të performuar në ekranin amerikan më 2016.