Dua Lipa harron Anwar Hadid, nis lidhjen me futbollistin e Liverpool?

Lidhja e “One Kiss” e Dua Lipës me Reds duket thjesht e mrekullueshme. Pas finales së “Champions League” në 2018 ku këngëtarja performoi për herë të parë këngën para fansave të Livperool, ajo është kthyer në një nga të preferuarat e mbështetësve.

Marketing

Kur mposhtëm Chelsean në finalen e ‘Carabao Cup’ më herët gjatë këtij sezoni, lojtarët kënduan bashkë me fansat këngën e artistes shqiptare në bashkëpunim me Calvin Harris.

Ndërsa arbitri i ra bilbilit për herë të fundit kundër Manchester City ditën e djeshme, kishte vetëm një këngë me të cilën tifozët dhe futbollistët ‘u çmendën’: One Kiss

Nuk ka munguar edhe një postim nga vetë artistja që ndau videon në Instastory duke shkruar: “Vazhdon të jetojë!!!!!!!”.

Dua Lipa dhe Trent Alexander Arnold

Por, shumë fansa mendojnë se kjo këngë u bë himn pas thashethemeve se Dua ka qenë në lidhje me yllin e Liverpool, Trent Alexander Arnold. Vitet efundit mbrojtësi i krahut të djathtë ka mahnitur gjithë botën me paraqitjet e tij, duke u konsideruar shpesh edhe si “më i mirë” në pozicionin e tij. E krah komenteve të shumta brenda fushës nuk mungojnë as ato jashtë saj.

Gjatë një interviste të vitit 2020 me shokun e tij të skuadrës Andy Robertson, i pyetur nëse thashethemet se ai po takohej me këngëtaren Dua Lipa ishin të vërteta, Alexander-Arnold tregoi një histori gazmore me nënën e tij: “Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thash: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”- rrëfeu ai asokohe.

Alexander-Arnold është fotografuar gjatë vitit të kaluar me Hannah Atkins, që thuhet se është e dashura e tij por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Nga ana tjetër, në fund të 2021 Dua i dha fund lidhjes me Anwar Hadid dhe është shprehur se është beqare. Të shumtë janë njerëzit që kanë krijuar skenare rreth lidhjes së tyre të mundshme. Por, diçka e tillë duket larg realitetit. Dyshja asnjëherë nuk janë fotografuar bashkë.