Dua Lipa këngën e parë e shkroi në gjuhën shqipe, ia kushtoi nënës (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore që vjen nga Kosova, Dua Lipa, ka thënë se këngën e saj të parë ia ka kushtuar nënës së vet, Anesa Lipës.

Marketing

Ajo këtë e bëri të ditur në rubrikën e njohur “Wired”, në të cilën iu është përgjigjur pyetjeve që i bëjnë adhuruesit e saj në platformën “Google”, transmeton Klan Kosova.

“Në moshën katër vjeçare e kam shkruar këngën time të parë dhe ia kushtova nënës sime”.

“Kënga ishte në shqip, më shumë ishte si një shaka. Teksti i këngës ishte kështu “kur unë të rritem a mund ta veshi fustanin tënd?”.

“Kur unë të rritem a mund t’i mbathi këpucët e tua? Kur unë të rritem a mund të jem e bukur si ti?”.

“Prindërit e mi akoma më ngacmojnë mua për këtë këngë kur jemi duke qëndruar së bashku”, ka thënë Lipa.

Marketing