Këngëtarja dukej në çdo hap si superylli i popit.
Këngëtarja 26-vjeçare komandonte skenën me një jumpsuit të gjelbër neoni, i cili nxirrte në pah linjat e saj të tonfikuara, transmeton lajmi.net.
Veshja neoni e këngëtares “Levitating”, gjithashtu shfaqi një dekolte dhe detaje në të gjithë trupin e e saj. Ajo aksesoi veshjen me një palë doreza të ngjashme deri në krahë.
Flokët e gjata dhe brune të Dua-s, ishin ndarë në mes dhe të stiluar me kaçurrela të lirshme që i binin në shpinë dhe gjoks.
Faqet e saj ishin të skalitura me bronz dhe vetullat tashmë të plota u përforcuan me pak xhel. Ajo kërceu rreth skenës me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh përreth saj, ndërsa kërcimtarët e Duas ishin veshur me kostume ngjyrë vjollce dhe realizuan koreografinë e tyre me çadra të ndezura në duar.
Rekuizita të ndryshme neoni dhe pamje vizuale që shfaqnin ngjashmërinë e Duas u shfaqën në të gjithë skenën në “FTX Arena”.
Në një moment tjetër gjatë spektaklit, kërcimtarët kanë shkëmbyer uniformat e tyre ngjyrë vjollce me ansamblet blu.
“Future Nostalgia”, në mars 2021 fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë vokal pop dhe kënga e saj kryesore “Don’t Start Now” arriti sukses duke përfshirë nominimet e “Grammy” për “Rekordin e Vitit”, “Këngën e Vitit” dhe “Performancën më të Mirë Solo Pop”.
Ndryshe, Dua fillimisht njoftoi turneun e saj “Future Nostalgia” në dhjetor 2019, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.
Turneu, i cili filloi të mërkurën në Miami, do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi i cili po prodhohet nga “Ceremony London”, i promovuar nga “Live Nation” dhe i sponsorizuar nga “Truly Hard Seltzer”.