Dua Lipa mes yjeve në finalen e Botërorit 2026, ndjek nga afër përballjen Argjentinë – Spanjë

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, është një nga emrat që po merr pjesë në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk ishte pjesë e programit muzikor të ceremonisë së mbylljes së turneut, por u shfaq në tribunat e stadiumit si spektatore, duke ndjekur nga afër ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror.

Prania e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave, pasi Lipa është një nga artistet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A post shared by Pop Tingz (@thepoptingz)

Ajo iu bashkua atmosferës festive të finales, e cila u shoqërua me një ceremoni madhështore me muzikë dhe performanca nga artistë të njohur.

Ceremonia e mbylljes së Botërorit solli në skenë emra të mëdhenj të muzikës si Robbie Williams, Nicole Scherzinger, Laura Pausini, iShowSpeed e Post Malone.

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A post shared by Dua Lipa Entertainment (@dualipaentertainment)

Artistja e një sërë hitesh zgjodhi ta përjetonte këtë moment historik nga vendet e spektatorëve, duke mbështetur eventin më të madh sportiv në botë.

Sidoqoftë, në fushë nisi ‘beteja’ e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës trofeun e Kupës së Botës 2026. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF