Dua Lipa për “Vogue” në shqip tregon shprehjen më të përdorur në shtëpinë e saj

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare me famë botërore që së fundi është duke mbajtur turneun botëror “Future Nostalgia”.

Marketing

Krahas koncerte që ajo po mban në Europë, këngëtarja gjithashtu ka mbajtur një intervistë për revistën e njohur “Vogue”.

Dua ishte pjesë e rubrikës “73 pyetje me Dua Lipën”.

Krijuesja e shumë hiteve ka folur për fillimet e karrierë, suksese dhe pa lënë anash edhe jetën personale dhe statusin e saj aktual duke deklaruar se është beqare.

E në anën tjetër derisa ajo u pyet për familjen dhe rrënjët e saj, ajo ka folur në shqip duke treguar shprehjen më të përdorur në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip Dua cila gjithashtu tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë e cila është e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.

Dua nuk heziton asnjëherë të rrëfejë mbi popullin shqiptar në intervistat e saj për mediume të mëdha të botës.