Dua Lipa publikon për herë të parë fotografi me të dashurin

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar për herë të parë fotografi me të dashurin e ri, aktorin Callum Turner.

Marketing

Ajo është në lidhje romantike me aktorin 34 vjeç, që nga muaji janar dhe që nga ajo kohë asnjëri nga ta nuk ka komentuar publikisht rreth lidhjes.

Në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Instagram, Dua publikoi disa fotografi, në dy prej të cilave shihet bashkë me Turnerin, pasi performoi në festivalin e njohur Glastonbury.

“Të kërcesh deri sa ta shohësh lindjen e diellit është ritual i Glastos”, ka shkruar ajo në postim.

Marketing