Dua Lipa rikthehet në Greqi! Shijon pushimet me të dashurin e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa zgjodhi edhe njëherë Greqinë për pushimet e saj verore.

Marketing

Ylli me famë botërore ndodhet në Peloponez, ku po shijon disa ditë relaksuese me të dashurin e saj Romain Gavras, dhe duke bërë gjithashtu një pushim nga jeta profesionale.

Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale, me disa momente në plazh.

https://www.instagram.com/p/Cv7I5srsD6c/?utm_source=ig_embed&ig_rid=151b0c72-1cc7-4b56-a9e1-4ef1a3ce68b5

“Duke lundruar në Peloponez”, ka shkruar Dua në postim.

Në disa prej tyre ajo shihet duke pozuar me rroba banje në një varkë, ndërsa në disa të tjera tregon peizazhet mahnitëse. Në një nga fotot ajo shihet duke pozuar me partnerin e saj.

Dua shijoi disa ditë pushime edhe në bregdetin shqiptar me familjen dhe miqtë e saj.