Dua Lipa rrëfen për periudhën e kaluar në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me renome botërore Dua Lipa, në një intervistë për revistën “Rolling Stone” ka treguar për kohën kur ishte kthyer në Kosovë si 11-vjeçare.

Marketing

Ajo ka terguar se si prindërit i ka gjithmonë shembull .

“Prindërit e mi janë njerëzit te të cilët shoh për çdo gjë. Ndërsa isha fëmijë, ata kurrë nuk më bënë të ndihesha sikur diçka nuk është në rregull. Ata u përpoqën të më jepnin një fëmijëri sa më normale që është e mundur, ndërsa në të njëjtën kohë punonin kaq shumë dhe punonin në bare, restorante dhe pabe, e gjitha këto”, tha Dua Lipa.

Për kthimin në Kosovë, ajo thotë se i dukej sikur parajsë. Tha se mund të qëndronte më vonë jashtë e të lëvizte e pavarur në rrugët e qytetit. Thotë se ishte më sigurtë se në Londër. Por, pranon se shkolla ishte më e vështirë.

“Ishte shumë më e avancuar se në Londër”, thotë 28-vjeçarja.

Shkenca, kimia dhe matematika ishin veçanërisht të vështira, tregon Lipa.

“Fëmijët po mësonin gjëra që mendoja se kisha kohë për t’i mësuar. Unë po bëja thyesa në Londër dhe algjebër në Kosovë”.

Por, Dua thotë se i pëlqente gjithmonë sfidat. Ajo tregon se kishte vënë bast me nënën e saj se nëse e merr pesëshe në matematikë atëherë do ta merrte miratimin e saj për ta vendosur një vath në kërthizë. Ajo mori një mësuese private dhe përfundimisht ia doli.

“Ndoshta shkëlqej kur njerëzit thonë se nuk mund të bëjë gjëra”, thotë Lipa.

Marketing