Dua Lipa shkëlqen në darkën private të ‘Yves Saint Laurent’ gjatë Javës së Modës në Paris

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është ambasadorja e fundit e përzgjedhur e aromave ‘YSL Beauté’, përpara fushatave për skenën e tyre të re Libre.

Marketing

Kështu që nuk ishte për t’u habitur të shihje princeshën e muzikës pop, 24 vjeçe, duke marrë pjesë në një darkë private të ‘Yves Saint Laurent’ gjatë Javës së Modës në Paris të martën, shkruan DailyMail. Këngëtarja e hitit “New Rules’ shkëlqente në një fustan të shkurtër të zi me detaje të qëndisura tejet bukur në pjesën e belit. Dua shkëlqeu me dukjen e saj glamuroze, të cilën ajo e kombinoi me një palë taka të zeza të larta.Bukuroshja britanike po ashtu është shfaqur me stilin e ri të flokëve, atë ‘bob’ dhe me balluke, që i shkonin mjaft shumë.

Marketing