Dua Lipa uroi Krishtlindjen me një fotografi nga arkiva.Dua Lipa ka publikuar një foto nga fëmijëria, në të cilën shfaqet pranë Babadimrit.
Me anë të kësaj fotoje, ajo shfrytëzoi rastin t’ua urojë besimtarëve të krishterë Krishtlindjen, duke bërë thirrje për kujdes ndaj njëri-tjetrit.
“Sezoni i festave nuk është gjithmonë i lehtë për të gjithë, kështu që sigurohuni t’i kontrolloni miqtë tuaj dhe njerëzit përreth jush … edhe ata që nuk mendoni se do të kenë nevojë për të. Ju dërgoj dritë të lumturisë dhe dashurisë, Gëzuar Krishtlindjen”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Dua Lipa së fundi ka kaluar disa ditë pushimi me familjen në Nju Jork.