Futbolli shqiptar u shokua këtë të shtunë nga një ngjarje e paprecedente në stadiumet tona. Rafael Duamena, kapiteni dhe njëkohësisht golashënuesi I spikatur I Egnatias ndërroi jetë në spitalin e Kavajës pak minuta pasi ishte shembur në tokë në mënyrë të papritur në ndeshjen Egnatia-Partizani. Ishte ekzaktësisht minuta e 24 e takimit në stadiumin e Rrogozhinës , kur sulmuesi 28-vjecar papritmas ra në fushë pa pasur asnjë kontakt me ndonjë futbollist kundërshtar. Pamjet e rënda treguan panikun e madh që ky moment shkaktoi menjehere tek shokët e skuadrës, tifozët, stafi teknik dhe presidenti i Egnatias Agim Demrozi i cili nuk mbajti dot lotet. Ganezi u dërgua menjehere në spitalin e Rrogozhinës, e më pas u përcoll për në spitalin e Kavajës. Ndeshja u nderpre në pritje të informacioneve për kapitenin e Egnatias, por për fat të keq lajmet që mbërriten nga stafi mjekësor në Kavajë ishin tragjike. Rafael Duamena nuk ia doli dot. Problemet e njohura me zemrën mesa duket ishin faktore të kësaj vdekje shokuese, ndonëse mjekësia ligjore do të thotë fjalën e fundit. Mirëpo duke marrë në konsiderate të gjithë historikun e karrierës së tij, gjasat janë që faktoret kardiake të kene shkaktuar vdekjen e parakohshme të sulmuesit ganez. Vitet e para në europë në moshë ende të re, Duamena i kaloi në Austri dhe Zvicer, aty ku shkelqeu më së shumti me Xyrihun. Në vitin 2017 nisi kalvari i problemeve shendetesore. Anglezet e Brighton e blejne kartonin e tij për 13.8 mln euro, mirëpo testet mjekësore treguan problemet kardiake dhe transferimi dështoi. Sidoqoftë Duamena gjeti sistemim në Spanjë ku luan me Levanten dhe Real Saragozen. Në 2019 mjeket i sugjerojnë terheqjen e menjëhershme nga futbolli, por sulmuesi nuk pranon dhe 1 vit më vonë vendos edhe defribilator në zemer, aparat që gjithsesi nuk e mbron nga goditja e radhës në zemer në 27 tetor 2021 në një ndeshje të kupës së Austrisë kur ai luante për Linz. Në 2022 rikthehet në fushë në kategorite e ulëta të futbollit helvet dhe refuzohet nga shumë klube ne Europe për shkak të rregullave dhe frikës për shendetin e tij. Gjë e cila nuk ndodh në fakt në Shqiperi. Pavarësisht se e dinte rrezikun që I kanosej Duamena transferohet tek Egnatia në superioren shqiptare në janar të këtij viti, aty ku kthehet ne lider me golat e tij duke fituar kupën e Shqiperise dhe duke udhehequr kampionatin në sezonin e ri, më misionin për të fituar titullin kampion, mision që përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme më vdekjen këtë të shtunë në ndeshjen kundër rivalit për titull Partizanit, një tragjedi që futbolli shqiptar nuk e kishte hasur kurrë më parë, domosdoshmëri për reflektim për të përcaktuar rregulla strikte që kufizojnë nga futbolli i luajtur të gjithë ata që kanë problem serioze shendetesore.