Duan titullin, Interi merr një lajm fantastik kundër Juventusit

Interi do të luaj ndoshta sfidën më të rëndësishme të këtij sezoni ku përballë do të ketë Juventusin kryesues në transfertë.

Marketing

Ndërkohë që zikaltrit do të mundohen të rrëmbejnë një rezultat pozitiv një lajm të mirë vjen nga infermjeria. Portieri Samir Handanovic i cili prej 3 javësh ka qenë i dëmtuar pritet të jetë i gatshëm për supersfidës së fundjavës Juventus-Inter. Ekzaminimet mjekësorë në dorë treguan se slloveni do të nisë stërvitjen rregullisht.

“Sipas Gazzetta dello Sport”, Handanovic duhet të nisë të presë me dorën e dëmtuar në seancat stërvitore të së premtes dhe së shtunës, për të marrë rolin e titullarit. Kapiteni është një stimul më shumë për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte për të arritur objektivat sezonal.