Duda Balje: Integrimi i Maqedonisë në NATO, stabilitet për rajonin (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, tha se me hyrjen e Maqedonisë në NATO do të ketë stabilitet në rajon. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka pritur një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në krye me deputeten Duda Balje.

Marketing

Delegacioni nga Kosova ka realizuar takime edhe me Komisionin e Përhershëm Anketues për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, dhe me gratë deputete pjesë e Klubit të Deputeteve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Është lajm shumë i mirë edhe për neve të Kosovës, është i rëndësishëm si Maqedonia një shtet i fuqishëm dhe duhet të kemi besim në sytë e Unionit Evropian dhe të gjithë rajonit. Kur Maqedonia të hyjë në NATO edhe ne jemi shumë afër. Ne jemi në një rrugë shumë të mirë dhe kemi votuar demarkacionin dhe shumë shpejt do të kemi dritë të gjelbërt për liberalizim të vizave”, tha Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës.