Deputetja e njohur boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e saj në “Shok Podcast” me moderatorin Fis Juniku.
E pyetur se sa do ta pranonte që njëri nga fëmijët e saj të ishte pjesë e komunitetit LGBT, ajo u shpreh kategorikisht kundër.
Deputetja gjithashtu kritikoi feministet dhe nismat për fertilizimin in vitro (IVF) pa partner, duke i konsideruar të papranueshme.
Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të shumta në publik, duke ndarë opinionin mes atyre që mbështesin qëndrimet e saj tradicionale dhe atyre që i kritikojnë si diskriminuese dhe të paqëndrueshme me të drejtat e njeriut. /Telegrafi/