DUFLLA then akullin, e para në Republikë

Që nga marsi i këtij viti Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për kufizime të lëvizjes së lirë dhe më shumë se dy muaj pati gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë. Pas një periudhe të gjatë masat filluan të zbuten por me protokolle të veçantë për sektore të ndryshme.
Organizimet e koncerteve, festivaleve dhe evenimenteve të ndryshme kulturore e sportive në përgjithësi në vende të hapura por me protokoll të veçantë u lejuan që nga 26 qershori i këtij viti.

Marketing

Shoqata Kulturore DUFLLA ishte e para që theu monotoninë tek banorët e komunës së Sarajit dhe Shkupit në përgjithësi dhe me përkushtim të madh organizoi Edicionin e Katër me radhë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit Burimor DUFLLA 2020 në kuadër të të cilës janë edhe projektet Mirë se Vini Mërgimtar, Sofra Tradicionale dhe Turneu në Futboll të Vogël.
Duke respektuar masat e qeverisë, protokollet për organizime shtojcat nr.33, nr.32 dhe me përpikshmëri të veçantë jemi përkushtuar organizimit të parë dhe të vetmit në kushte pandemie gjatë së cilës është dashur të angazhojmë ekip plotësues dhe ekip mjeksor si dhe për mbajtjen e rendit sikurse çdo vit edhe këtë vit është kujdesur ekipi jonë në bashkëpunim me MPB-në.

Vlen të theksohet se përveç ansambleve pjesëmarrëse të cilët kanë nënshkruar deklaratë për respektim të protokollit edhe mysafirët e tjerë respektuan masat dhe regullat që i vendosëm për publikun në bazë të protokollit.
Mund të them lirisht se numri i pjesëmarrësve ka qenë jashtëzakonisht i madh ku realisht nuk ka qenë i planifikuar kaq audiencë e madhe, theksoi ndër tjerash drejtori i festivalit Ylber Idrizi.

Ky festival është mbështetur nga komuna e Sarajit dhe Ministria e Kulturës.
Hapjen e Festivalit e bëri kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti duke premtuar përkrahje të vazhdueshme të këtij festivali dhe evenimenteve kulturore e sportive në përgjithësi.
Nga Ministria e Kulturës fjalën e mori përfaqësuesi i kësaj Ministrie z.Qemal Stafa i cili u zotua se do të angazhohet edhe më shumë që rajoni i dërvenit sidomos fshati Rashçe të përfshihet sa më shumë në projektet e kulturës.
Drejtori i festivalit z.Ylber Idrizi nënvizoi se Mërgimtarët janë shkas i gjith këtij evenimenti por fatkeqësisht këtë vit prezent ishin një numër shum i vogël, mirëpo nuk mungoi mbështetja nga larg të cilët u inkuadruan direkt me videomesazh nga çdo vend i botës që u transmetua gjatë festivalit.

Pregaditjet për Edicionin e pestë të këtij festivali veç se kanë filluar dhe ju garantojmë që viti i 5-të jubilar do të jetë me shum risi dhe surpriza andaj nuk na ngelet tjetër vetëm se të shpresojmë në zhdukjen totale të virusit korona, kthimin e jetës normale në mbarë botën, shëndeti të jetë në anën tonë dhe të presim verën e vitit 2021 për befasinë që do të na sjell DUFLLA.