“Duhet me ju ardhë marre”, Dafina acarohet me kolegët për këtë arsye

Dafina ka reaguar ashpër ndaj atyre që nuk e nënshkruan peticionin për vendosjen e Kosovës në hartë nga “Apple”.Ditë më parë, rrjetet sociale u ‘vërshuan’ me postime, në të cilat kërkohej nga kompania “Apple” që ta vendoste Kosovën në hartë.

Një emër shumë i zëshëm në këtë drejtim, krahas Dua Lipës dhe Rita Orës ishte edhe Dafina Zeqiri.Ajo së fundi reagoi ashpër edhe ndaj kolegëve të saj, të cilët nuk po ndajnë pak kohë për të nënshkruar peticionin, edhe pse gjithë ditën e kalojnë me telefon në dorë.

Marketing

“duhet me ju ardh mare juve qe i thuni vetes “patriota” e spo keni “vakt” me hi online ntelefon (aty ku rrini ton diten e naten e gjat tu e kesh njoni tjetrin ma shume se qe e supportoni!) Postoni selfies e merrni “likes” a mi jep veq pak zorr as zorr jo me postu per drejtat tona n’KOSOVE jo? Edhe ju kolegt e mi nga Kosova dhe Shqiperia!”, ka shkruar ajo. 

Marketing