Duka: Bashkëpunimi i Dibrës me pushtetin qëndror dhe sipërmarrësit privat tejet i rëndësishëm

Bashkëpunimi i pushtetit lokal me pushtetin qendror është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal. Kështu ka thënë kryetari i Dibrës, Hekuran Duka gjatë vizitës që ia bën zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshik Bekteshi dhe me ndërmarrësin e njohur nga Shqipëria, Saimir Mane, me qëllim që të shqyrtojnë dhe shohin mundësit e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë edhe më të madhe në Dibër.

Marketing

“Tani me përfaqësuesit e Qeverisë jemi këtu dhe në bashkëpunim me sipërmarrësin e njohur, z. Saimir Mane, vijmë me projekte konkrete edhe do t’i konkretizojmë edhe më tutje të gjitha investimet të cilat ai ka ndërmend që t’i bëje këtu dhe besoj se në të ardhmen e afërt do krijojmë një perspektivë shumë të mirë për rininë dhe për perspektiven e këtij qyteti,” ka thënë kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.