Duka dhe Agolli nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Me iniciativë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, sot kandidatët për kryetar të Komunës së Dibrës e nënshkruan Kodin për Zgjedhje demokratike dhe korrekte.

Marketing

Në zgjedhjet e caktuara për më 21 prill për funksionin e zbrazët të kryetarit të komunës besimin e qytetarëve të kësaj komune do ta kërkojnë dy kandidatë, mjekët e njohur të Dibrës, Hekuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët.

Para se t’i vendosin nënshkrimet në dokument në objektin komunal, ku është vendosur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të dy erdhën më këmbë, duke kaluar së bashku nëpër rrugën kryesore të qytetit.

Edhe Duka edhe Agolli deklaruan se do të bëjnë gjithçka që fushata zgjedhore dhe dita e zgjedhjeve të kalojnë në atmosferë demokratike, ashtu siç i ngjan Dibrës evropiane.

Në emër të KKZ-së, kryetarja e komisionit, Elmira Bakalli i falënderoi kandidatët që e pranuan nismën dhe me nënshkrimet e tyre të japin pëlqim për sjellje korrekte gjatë fushatës vijuese.

Zgjedhje e parakohshme në Dibër mbahen për shkak të vdekjes së ish-kryetarit, Ruzhdi Lata, i cili në moshën 65-vjeçare vdiq në fund të nëntorit, vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë