Duka fton Metën në 111 vjetorin të Kongresit të Dibrës

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, paradite realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, ilir Meta, në të cilin këmbyen mendime për shumë çështje.

Marketing

“Meta, u njoftua me gjendjen shëndetësore të bashkëkombasve dhe qytetarëve tanë në këtë komunë, si dhe përballja me pandemisë e Kovid-19. Gjithashtu e theksoi nevojën nga rritja e shërbimeve cilësore dhe investimeve në infrastrukturë në këtë komunë, që direkt do të ndikojë ndaj përmirësimit të kushteve për jetë për të gjithë banorët e komunës së Dibrës dhe në parandalimin e dukurisë shqetësuese të mbipopullimit”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i Metës, përcjell Koha.mk

Në këtë kontekst, Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë me komunën e Dibrës, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore dhe sportive që “do të forcojnë më tej unitetin dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare”.

Meta pranoi me kënaqësi ftesën e Dukës dhe shoqatës së komunitetit të shumtë të Dibrës në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111 vjetorit të “Kongresit të Dibrës”.

Meta shtoi se i gjithë kombi i jep homazhe dhe mirënjohje kontributit të popullit të Dibrës për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, por edhe për ndikimin e madh që ata kanë në botën dhe kulturën shqiptare.

“Dibra me shekuj ka qenë një fortesë natyrore e lirisë shqiptare për shekuj me radhë dhe një nga epiqendrat më të shquara dhe të zjarrta të shqiptarizmit dhe luftës për liri. Mbrojtësit kënduan dhe do të këndojnë gjithmonë pushkët e tyre në kullat kur e kërkon interesi më i lartë i atdheut”, tha Meta.