Duka: Garancitë për realizimin e premtimeve janë mbështetja që më japin dibranët dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, dr Hekuran Duka sonte para bashkëvendësve të tij shpalosi Programin parazgjedhor.

Marketing

Ai në Tubimin përfundimtarë të BDI-së në ktë fushatë iu bëri thirrje të gjithë dibranëve që me 21 Prill të rrethojnë numrin 1 për kryetar komune sepse me zgjedhjen e tij në krye të kësaj komune do të realizohen një sërë projektesh që do të jenë në dobi të qytetarëve. Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dibrës.

“Kur e kam pranuar kandidaturën kamë pasur shumë arsye të forta pse jam futur kësaj pune. Së pari kam pasur shumë besim në veten time se jam i aftë të kryej këtë funksion, duke ju mbajtur pa luhatje parimit të ndershmërisë, sinqeritet, transparencës, guximit, idesë dhe vizionit.

Pastaj kam besim në përkrahjen e strukturës politike e cila më kandidon Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri i saj z.Ali Ahmeti, që në momentet më kyçe të kauzës shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjerë, din që me urtësinë e tij të merr vendimet e duhura, vendime të cilat pak nga pak po na dërgojnë atje ku me shekuj ka qenë synimi ynë në Bashkimin Evropian dhe NATO,” u shpreh kandidati i BDI-së, për kryetar Komune në qytetin e Dibrës, dr Hekuran Duka. Ai më tej potencoi se garancitë për realizimin e premtimeve që ju ka dhënë qytetarëve Dibran, janë mbështetja dhe përkrahja që i japin të gjithë Dibranët, lideri z. Ali Ahmeti dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, Dibra dhe Dibranët do të kenë mundësi që të votojnë dhe të zgjedhin më të mirin, të votojnë për ardhmërinë, rinin tonë të pastër dhe të mençur, e cila në këtë fushatë zgjedhore krah për krah me mua vizituan shtëpi në shtëpi qytetarët duke ua prezantuar programin tonë zgjedhor.

Ata nuk më lanë vetëm në asnjë moment duke më motivuar që të dërgojmë deri në fund këtë mision me ndershmëri, e kemi dhënë besa-besë se edhe pas zgjedhjeve do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet, por edhe më fortë që ti rekemi punës që të vendosim nën kontroll deponin e qytetit, do të zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm, ndërtojmë parkingje, do ti ndërtojmë dhe riparojmë rrugët, do të organizojmë aksione ekologjike, në çdo rrugë dhe rrugicë të Dibrës që qyteti ynë të jetë i pastër dhe ti përngjaj një qytetit Evropian,” theksoi kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës dr. Hekuran Duka.