Duka i Kentit sot viziton Maqedoninë

Lartmadhëria e Tij, duka i Kentit, sot do ta vizitojë Maqedoninë me rastin e aktiviteteve të Mbretërisë së Bashkuar për shënimin e njëqindvjetorit nga Lufta e Parë Botërore.

Marketing

Siç njoftuan nga Ambasada britanike, duka i Kentit sot në afërsi të Rabrovës do të informohet për betejat në Dojran dhe Kosturinë, me hollësi për numrin e formacioneve britanike dhe irlandeze, duke përfshirë edhe divizionin e 10-të irlandez. Pastaj do të vendosë lule në përmendoren në nder të divizionit të 10-të irlandez.

Në Shkup, Lartmadhëria e Tij Mbretërore do të marrë pjesë në ceremoninë në varrezat ushtarake britanike. Në shërbesë është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, përfaqësuesve të lartë ushtarak, si dhe ambasadorë të vendeve që kanë marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore.

Duka i Kentit është kryetar i Komisionit për varreza ushtarake të Komonueltit nga viti 1970. Komisioni është organizatë që u shpreh nderime të gjithë meshkujve dhe femrave të cilët kanë shërbyer dhe e kanë humbur jetën në të dy luftërat botërore dhe kujdeset për përmendoret në 23.000 lokacione në 154 vende.

“Duka ngushtë bashkëpunon me Komisionin dhe i viziton lokacionet. Përvjetorët nga të dy luftërat botërore janë mundësi për kujtim të përbashkët, mundësi që të përkujtojmë tmerrin e luftës, të shprehim keqardhje, t’u shprehim përkujtim atyre të cilët i humbën jetët, të tregojmë solidaritet me ata të cilët kanë mbijetuar”, thuhet në kumtesën nga Ambasada britanike.