Kryetari i komunës së Dibrës Dr. Hekuran Duka nuk ka të ndalur, që nga momenti që mori besimin e popullit për të parin e komunës Ai menjëherë përvjeli krahët për premtimet e dhëna, njëra ndër premtimet e Tij ishte dhe pastërtia e vendit gjë që të njëjtën po e zbaton!
Në rrjetin social facebok Duka shprehet që:
“Në inicijativë të qendrës për përkrahje të shoqatave joqeveritare CSCD, me mbështetje të Forumit Rrinor të BDI- së dhe në përkrahje të Kryetarit të Komunës Dibër z.Hekuran Duka, dhe me pjesmarje të shkollave të qytetit të Dibrës, sot u organizua dita e ekologjike në kuadër të shënimit të ditës së lumit Drin. Në këtë aksion u pastrua bregu i liqenit të Dibrës, si një shembull i mirë për të gjithë. Aksione të ngjajshme do të organizohen me iniciative të vetë kryetarit dhe komunës sëshpejti sipas regjioneve në bashkëpunim me bashkësite lokale me qëllim që të kemi një ambient të pastër në mënyrë permanente.” – Thotë Duka