Dumfries bën heroin, Inter triumfon ndaj Torinos

Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 19-të në Seria A.

Marketing

Edhe pse ndeshja ishte e baraspeshuar nga posedimi, “Neurazzurët” arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm që i solli Interit pikët e plota, e realizoi mbrojtësi Dumfries pas një asistimi të Edin Dzekos në minutën e 30-të të ndeshjes.

Inter kishte edhe disa raste të mira shënimi, mirëpo u mungoi finalizimi i aksioneve.

Ndërsa, Torino që në këtë ndeshje ishte pa yllin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, provoi përmes disa kundërzbritjeve që nuk përfunduan në rrjetë.

Me këtë fitore, Inter mban kreun me 46 pikë, derisa Torino bie në pozitën e 12-të me 25 sosh.