Duraki: Banka Botërore e interesuar të ndihmojë në sferën e mjedisit jetësor

Banka Botërore është duke përgatitur raund të ri të ndihmës partnere për Republikën e Maqedonisë për katër vitet e ardhshme, me ç’rast, si një nga fushat prioritare të detektuara është mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Marketing

Kjo sot është theksuar në takimin punues të ministrit të Mjedisit Jetësor Sadulla Duraki me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën, Marko Mantovaneli dhe specialistin e lartë të zhvillimit shoqëror Bekim Imeri, kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në këtë takim u diskutua për statusin e aktiviteteve të përbashkëta të vazhdueshme që u intensifikuan në periudhën e kaluar, por edhe për aktivitetet që pasuan. Fokus i veçantë në këtë fushë vihet në sfidat e ndotjes së ajrit, duke e marrë parasysh interesin në rritje në trajtimin e problemit jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel rajonal, por edhe në ujërat dhe mbeturinat e ngurta.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se në horizont janë edhe rezultatet e bashkëpunimit të intensifikuar, në fakt se në fazë finale është përgatitja e Studimit për menaxhim me cilësinë e ajrit në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor, në të cilën përfshihen Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina.

 

Marketing