Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sadulla Duraki ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Duraki thotë se Jasharajt, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, simbol i krenarisë kombëtare shqiptare! Lufta heroike e Adem dhe Hamëz Jashari, si dhe e gjithë familjes Jashari është simbol i krenarisë kombëtare.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin shqiptar. Ata janë gjallë, përjetësisht.” – thotë Duraki