Duraki ndan mjete financiare për komunat shqiptare

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, nënshkroi marrëveshjet për alokimin e mjeteve për financim në kuadër të Programit të Menaxhimit të Ujërave për 2018.

Marketing

Sipas Konkursit i cili u shpall në fund të janarit, rreth 56.300.000 denarë u ndanë për 15 komuna në Maqedoni për Projektimin dhe ndërtimin e objekteve të reja ekzistuese publike të furnizimit me ujë dhe mirëmbajtjen dhe avancimin e tyre gjithashtu edhe për Rregullimin dhe rindërtimin e rrjedhave ujore, ndër të cilat janë edhe këto komuna: Kërçova, Bërvenica, Saraji, Tearca, Likova, Tetova, Struga, Vrapçishti.

Me këtë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke ndihmuar vetëqeverisjet lokale në pjesën e menaxhimit dhe mbrojtjes së cilësisë së ujit përmes përmirësimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë dhe mbrojtjen e rrjedhave ujore, investon në arritjen e qëllimeve afatgjata – një cilësi më të mirë të jetës për popullsinë, parandalimin e pasojave nga përmbytjet dhe një mjedis më të pastër.

Marketing