Duraki thirrje partive të votohet Ligji: Kazinot dhe bixhozi larg vendbanimeve

Propozim- ligji për lojërat e fatit i cili propozua nga deputetët e BDI-së nga sot hyn në debat në Kuvend. Ky propozim erdhi si rezultat i kërkesave të Lëvizjes Anti- bixhoz. Kjo e fundit edhe njëherë nga deputetët kërkoi që të përkrahin kërkesën e tyre që objektet e lojërave të fatit të dislokohen 3 kilometra larg vendbanimeve.

Marketing

Zëvendëskryeministri Sadulla Duraku ka bërë thirrje që ky propozim-ligj të përkrahet nga të gjitha partitë politike.

“Apelojmë deri te partitë politike të mbështesin ligjin e propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sot në seancë plenare! Apelojmë që interesi i përgjithshëm të jetë mbi atë partiak, të jemi të përgjegjshëm, të matur dhe vendimtar. Kazinot dhe bixhozi larg vendbanimeve”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, Sadulla Duraku.

Marketing