Duraku: Mali Sharr do të shpallet Park Nacional

Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, z. Sadula Duraki, iu drejtua të pranishmëve në konferencën me temë “Mali Shar – a duhet të shpallet Park Kombëtar”, organizuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal, e cila u zhvillua në fshatin Dobrosht, Komuna e Tearcës

Marketing

Mali Sharr është një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtjes së natyrës në nivel nacional, rajonal dhe evropian.

Në interes të secilit shtet për arsye te zhvillimit shoqëror dhe atij ekonomik është që të posedoj sa më shumë zona të mbrojtura me ligj. Nëpër botë është e konstatuar se fuqia ekonomike e secilit vend është më e madhe, nëse zonat e mbrojtura shfrytëzohen në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme.

Dua të potencoj se Republika e Maqedonisë bën përpjekje të konsiderueshme në aspektin e plotësimit të kërkesave të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës (mjedisit).

Maqedonia si një vend I vogël në Evropë, posedon një trashegimi të rëndësishme natyrore (biodiversitet-gjeodiversitet), parqe kombëtare, zona të mbrojtura, dhe rezervate.

Parku Nacional Pelister I shpallur në vitin 1948,
Parku Nacioanl I Mavrovës I shpallur në vitin 1948,
Parku Nacional I Galiqices I shpallur në vitin 1958,
Mali Shar përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme të biodiversitetit në Maqedoni dhe më gjer në Evrope.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Rregurolles për përmbajtjen e studimit për vlerësimin dhe rivlerësimin e zonave të mbrojtura, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor , e mbështetur nga Fondi Global për Mjedisin (GEF) dhe zyrës së Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor me seli në Vjene, (UNEP) për momentin janë duke zbatuar projektin (STAR 5) ‘’Arritja për mbrojtjen e biodiveristetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv te zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit, në planifikimin dhe shfrytëzimin e tokes’’.

Është punuar drafti I parë I studimit për valorizimin e Malit Sharr. Faza e dytë e këtij aktiviteti është në proces dhe versioni përfundimtar I këtij studimi pritet të përfundoj në vitin 2019.

Ky aktivitet është duke u kryer nga Instituti I Ekologjisë dhe Teknologjisë pranë USHT-së dhe Institutit të Biologjisë të Fakultetit të Shkencave Natyrore pran UKIM.

Paralelisht me këtë aktivitet, me mbështetje nga Ministria Italiane për Mjedisin Jetësor, Tokës dhe Detit, partnerët lokal janë duke punuar studimin Socio-Ekonomik për zonën e Malit Sharr.

Pas përfundimit të studimeve të mësipërme, fillon detyrimi ligjor për të filluar proceduara për shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional.
MMJPH bën përgatitjen e projektligjit përfundimtar për shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional dhe me një raport të seancës publike e paraqet në procedurë qeveritare.

Qeveria e paraqet atë deri në Kuvendin e R. Maqedonisë.
Me votim në Kuvendin e R. Maqedonisë, Mali Sharr do të shpallet Park Nacional.

Me shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional do të mundësohet , mbrojtja, ruajtja, zhvillimi, promovimi dhe afirmimi I vlerave natyrore në këtë fushë.

Përvojat e deritanishme si në vend ashtu dhe jashtë vendit , tregojnë se me shpalljen e Parqeve Nacionale si te atilla marrin një trajtim të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm, me çka rritet kujdesi i shtetit ne aspekt të rregullimit dhe humanizmit të ambientit, mbrojtjes dhe zhvillimit të natyrës, zhvillimit të turizmit, posaçërisht në Eko-Turizëm, me çka Parku Nacional merr rëndësi të veçantë në kontekst ndërkombëtar.