Duraku: Në vitin 2001, kemi pasur një togë prej romëve në Brigadën 112 të UÇK-së

Sadulla Duraku nga BDI, në Click Plus në TV21 komentoi edhe akuzat e opozitës shqiptare, për atë se BDI nga parti kombëtare, ka kaluar në parti me koncept qytetar. Duraku duke komentuar zgjerimin e Frontit Europian me romët, boshnjakët dhe turqit, tha se në luftën e vitit 2001, në UÇK ka pasur një togë me komunitet romë.

Marketing

“Kurse ne romët pse i kemi marr, unë ta them një arsye pse romët i kemi marr. Romët në vitin 2001, ne kemi pasur një togë prej romëve në Brigadën 112 të UÇK-së tonë. Ata janë të merituar, ata vendin e kanë në BDI në Front Europian”, tha Duraku në TV21.