Merkato e janarit tek Lazio ka filluar me largime.
Është futbollisti Riza Durmishi ai i cili është larguar nga Lazio, i cili është huazuar tek skuadra e Nices deri në muajin qershor të vitit 2020.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet klubi nga kryeqyteti italian, transmeton KosovaPress.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka kaluar testet mjekësore dhe tanimë është i gatshëm ti bashkohet skuadrës së Patric Vieira.