Durmishi: Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar që kanë pasur takim me përfaqësuesit e sindikatave ku kanë diskutuar për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal.

“Nga takimi me përfaqësuesit e sindikatave, ku diskutuam për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal. Qëndrimi ynë si Qeveri është i qartë: Paga minimale përcaktohet me ligj dhe afati për caktimin e saj është 31 mars. Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ai ka shtuar tutje se Ministria që ai udhëheq do të jetë partnere e sigurt dhe janë të gatshëm për dialog në çdo kohë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet partnere e sigurt dhe e hapur për bashkëpunim me punëtorët dhe punëdhënësit. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, kurdoherë që palët e kërkojnë”, ka përfunduar Durmishi.

Marketing