Durmishi: Norvegjia po vjen me investime konkrete dhe vende të reja pune

Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ishin një delegacion të rëndësishëm nga Norvegjia – ambasadorja Kristin Melsom dhe përfaqësues të disa prej kompanive më të njohura norvegjeze, si Lærdal Medical, Remøy Invest, Avanto dhe Normak Investment Group.

Marketing

“Në Zonën e Tetovës janë paralajmëruar dy investime të reja – përfshirë një nga kompania Norsksolar. Qeveria norvegjeze e ka njohur këtë zonë si një nga projektet më të rëndësishme në rajon. Në takim bashkëbiseduam hapur për sfidat ekzistuese, si vonesat administrative dhe procedurat e tepërta, dhe u dakorduam që t’i tejkalojmë bashkërisht për të mos penguar investimet”, ka njoftuar ministri, Besar Durmishi.

Ai gjithashtu ka shtuar se kanë ra dakord që të evitojnë pengesat e mundshme.

“Diskutuam format konkrete të investimeve të reja dhe ramë dakord për krijimin e një Task-Force të përbashkët mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Normak Investment Group AD Tetovë, që do të koordinojë më afër hapat dhe do të përshpejtojë proceset. Qëllimi ynë është i qartë më shumë investime, më shumë vende pune dhe më shumë zhvillim për qytetarët tanë!”, ka përfunduar Durmishi.