Flakët kanë përfshirë shtëpinë e shtetasit N.Laçi, në Katund Sukth, mesditën e sotme.
DurrësLajm mëson se si pasojë e zjarrit janë djegur orenditë në njërën nga dhomat e shtëpisë si dhe kavaletat e barit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ky është rasti i dytë në 24 orë që flakët përfshijnë një shtëpi në Durrës. Ditën e shtunë, u përfshi nga zjarri një apartament në lagjen nr.4 të Durrësit, ku jetonte i vetëm një i moshuar.
Fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.