DW: Mobilizohet Qeveria – të dielën mblidhen partnerët e koalicionit?!

Partnerët e koalicionit qeveritar, të dielën do të mbajnë një takim ku pritet të konfirmohet mbështetja për koalicionin qeverisës dhe të riafirmohet qëndrimi se në këtë moment, vendit nuk I duhen zgjedhje parlamentare – kanë thënë për Dojçe Velen në gjuhën maqedone, burime nga koalicioni qeverisës.

Marketing

Takimi do të mbahet një ditë pas protestës së VMRO-DPMNE-së. Por, sipas burimeve të koalicionit, sic përcjell KlanM shkrimin e DW-së, as motivi e as tajmingu nuk lidhen me protestën, por për shkak të obligimeve të Kryeministrit rreth Forumit të Prespës.

Siç njofton DW-ja, sipas informacioneve jozyrtare, bisedimet midis partnerëve të koalicionit qeveritar duhet të rezultojnë me një deklaratë të përbashkët se bashkë mbeten në qëndrimin se Zgjedhjet Parlamentare duhet të mbahen në vitin 2024. Qëndrimit të këtillë, sic përcjell KlanM, do t`i paraprinte një analizë e detajuar dhe diskutime për situatën aktuale – nën prizmin e sfidave ekonomike dhe energjetike, resurseve dhe masave për përballje me këto sfida, aspektet e sigurisë në kontekst të luftës në Ukrainë si dhe cështja e zhbllokimit të rrugës integruese të RMV-së, e cila gjendet para javës vendimtare.

Të gjitha këto cështje, sic përcjell KlanM shkrimin e DW-së, do të çonin drejt konkluzionit se në rrethanat e lartëpërmendura Qeveria duhet të vazhdojë të veprojë me kapacitet të plotë.

Ky qëndrim nuk është i ri dhe përsëritet cdoherë kur opozita bën thirrje për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke akuzuar për krime, mungesën e reformave dhe rezultateve dhe betejave të rrejshme kundër korrupsionit, duke e vlerësuar situatën si “katastrofë kombëtare”.

Në takimin e së dielës, sic njofton DW-ja, ka mundësi të hapet edhe diskutimi për raportet e Kryeministrit me partnerët më të vegjël të koalicionit, të cilët kanë përshtypje se komunikimi I tij është dominues me partitë të mëdha të koalicionit. Me partitë e vogla, ky komunikim ka qenë më i madh gjatë Janarit, në kohën e konceptimit të prioriteteve programore të Qeverisë, por jo edhe pas kësaj.

Shkaqet për këtë, shkruan DW-ja, janë të ndryshme, por para së gjithash si rezultat I përkushtimit më intensiv për prioritetet e politikës së jashtme, me qëllim që RMV-ja të bëjë hap përpara nga status kuoja integrative.

Nëse dhe si kanë për t`u reflektuar ngjarjet në Sofje në zhbllokimin e rrugës së RMV-së drejt BE-së, do të dihet ditëve në vijim. Burime nga koalicioni qeveritar për DW-në, sic përcjell KlanM, kanë thënë se kjo do të jetë një nga temat qendrore të takimit të së dielës në Qeveri.

Marketing