Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, të lënduar disa persona

Sonte ne orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostradës Veternik – Bresje 3, u regjistruan dy aksidente.

Marketing

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës të lënduar janë disa persona, e po ashtu të përfshira janë disa automjete.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjale për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në këtë fazë raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor”, tha Hoxha për Klankosova.tv.

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, andaj kërkojmë nga te gjithë pjesëmarrësit, ne veçanti shoferet qe gjate qarkullimit ne rrugë te jene me te kujdesshëm dhe te iu përmbahen rregullave te përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, ne te kundërtën masa ligjore te ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimësi”.

Marketing