Dy anekse të reja të marrëveshjes për autostradën Kërçovë – Ohër, paralajmërohet ndërtim i intensifikuar

Qeveria sot miratoi Propozim ligji për aneks të ri të Marrëveshjes për ndërtim të autostradës Kërçovë – Ohër në gjatësi prej 57 kilometrave me “Sinohidro”-n kineze, ndërsa me të cilën mundësohet lirim i 206 milionë eurove, nga financat e siguruara paraprakisht për projektin, me çka do të intensifikohen aktivitetet ndërtimore në terren dhe do të mundësohet pagesa e kompanive vendore të angazhuara si nënkontraktorët.

Marketing

Me propozimin është parashikuar që me aneks të ri, të tretë, që do të lidhej rreth datës 10-të të muajit të ardhshëm të vërtetohen çmimet për punët ndërtimore shtesë të domosdoshme për zhbllokim të projektit që ishte në ngecje për shkak të problemeve, me dokumentacionin projektues, hetime jopërkatëse gjeomekanike, shpronësim të pazgjidhur të tokës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pas seancës së sotme të Qeverisë paralajmëruan se ligji që sot do dërgohet në Kuvend.

Angjushev sqaroi se Qeveria ka vendosur që ta vazhdojë projektin për shkak se konform marrëveshjes që e ka lidhur pushteti paraprak me “Sinohidro”, gjendja reale në terren dhe detyrimet që i ka plotësuar pala maqedonase, kontraktori ka paralajmëruar një sërë ankesash, me të cilat do të paguheshin dëmshpërblime të mëdha dhe mund të vihet deri në situatë që fare mos të ndërtohet rruga. Në situatë të këtillë do të kishte dëme të mëdha për kompanitë e angazhuara vendore dhe do të shkaktohet efekti domino mbi gjithë kompaninë.

Angjushev tha se pret që në shtator, tetor dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike dhe gjatë dimrit, të punohet intensivisht dhe të ketë ofensivë serioze ndërtimore të këtë aks rrugor.

Siç tha ministri Sugareski, lirohen 205 milionë denarë, të cilat do të mund të shfrytëzohen sipas të gjitha parashtresave sepse në pajtim me Marrëveshjen themelore një pjesë e mjeteve për parashtresa të caktuara nuk kanë mundur të shfrytëzohen.

“Me këtë Propozim ligj përfundojmë punë për dy momente, njëra pjesë është që të vazhdojë ndërtimi i segmenteve ku është ndaluar, ndërsa i dyti është që të mund të kryhen pagesat e kompanive kineze drejt kompanive tjera që punojnë”, tha Sugareski.

Ndërtimi i autostradës ka filluar në shkurt të vitit 2014 dhe sipas marrëveshjes ekzistuese duhej të kushtonte rreth 400 milionë euro, Me vazhdimin e afatit për ndërtim të autostradës duhet të jetë gati deri nga mesi i vitit 2021.

Sipas paralajmërimit të ministrit Sugareski, afati për ndërtimin e autostradës Milladinovcë-Shtip që përfundon në fund të muajit nuk do të prolongohet nga aspekti i punëve ndërtimore, por ka mundësi për vazhdim minimal të aktiviteteve për vendosje të sinjalizimit dhe aktiviteteve të ngjashme.

Marketing